Lajçak vizitë zyrtare në Kosovë

  • S.A /
  • 06 November 2023 - 12:21
Lajçak vizitë zyrtare në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vizitën e tij në Kosovë e ka konfirmuar  zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

“Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”,  u shpreh Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.

Siç merret vesh, vizita e Lajçakut ka për qëllim t’i paraprijë një takimi të mundshëm të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Mësohet se Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

(Kosova Sot Online )