Si e afroi Ivica Daçiq pranë vetes nipin e kriminelit Millosheviq, madje e futi fuqishëm në politikë

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 10:31
Si e afroi Ivica Daçiq pranë vetes nipin e kriminelit Millosheviq, madje e futi fuqishëm në politikë

Partia Socialiste e Serbisë, së bashku me partnerin e saj të koalicionit, partinë Serbia e Bashkuar, dorëzoi listën e saj në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.

Siç pritej, lideri socialist Ivica Daçiq dhe presidenti i JS Dragan Markoviq Palma kryesojnë listën. Menjëherë pas tyre është Marko Millosheviq, nipi i Sllobodan Millosheviqit.

Millosheviq u prezantua si anëtar i Partisë Socialiste në korrik të këtij viti. Pastaj tha se për të ajo “ideja është e përjetshme”.

Së shpejti në krye të SPS

Nipi i Sllobodan Millosheviqit hyri fuqishëm dhe shpejt në politikë, derën ia hap Ivica Daçiq.

“Më vjen mirë që jam në praninë e miqve të mi të dashur, shokë partie. Për mua kjo ide është e përjetshme dhe më vjen mirë që ekziston në këtë vazhdimësi, dhe do të vazhdojë të ekzistojë, do të vazhdojë të ekzistojë”, tha Marko Millosheviq në atë kohë.

Menjëherë pas prezantimit, Millosheviq. u përfshi në Bordin Kryesor të SPS-së.

Marko Millosheviq është djali i Marko Millosheviq dhe gruas së tij të parë, Milica Gajiq.

(Kosova Sot Online)