“Vuçiq ka shkelur Ligjin për parandalimin e korrupsionit në takimin parazgjedhor në Leskovc”

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 12:37
“Vuçiq ka shkelur Ligjin për parandalimin e korrupsionit në takimin parazgjedhor në Leskovc”

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë për Hulumtime Sociale (BIRODI), Zoran Gavriloviq, ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkelur Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit për shkak se ka mbajtur fjalim në mbledhjen parazgjedhore të Partisë Progresive Serbe në Leskovac, duke ndihmuar në këtë mënyrë që ajo listë zgjedhore të marrë më shumë vota, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kjo shkelje e ligjit është dashur të konstatohet nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Presidentin e Republikës, Aleksandar Vuçiq është ai që përfaqëson unitetin kombëtar. Kjo do të thotë se ai është dikush që duke kryer funksionin presidencial duhet të përmbahet nga angazhimi partiak, siç bëri Tomislav Nikoliq”, tha Gavriloviq për Agjencinë Rajonale të Informacionit JUGpress.

Ai ka thënë se në tubimin parazgjedhor të SNS-së, nga pozita e presidentit të Serbisë, Vuçiq u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë atë parti, duke thënë se është e vetmja që garanton një të ardhme më të mirë.

(Kosova Sot Online )