Hovenier thërret konferencë për media, do të flas për draftin e Asociacionit

  • E.k /
  • 09 November 2023 - 10:09
Hovenier thërret konferencë për media, do të flas për draftin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të flasë sot mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Kjo konferëncë do të mbahet në orën 10: 20.

“Ambasadori sot në ora 10:20 para Ambasadës Amerikane do t’u drejtohet mediave dhe do të flasë për kushtetutshmërinë e draft-statutit të MAS-së”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit.

(Kosova Sot Online)