Kur do të dalë drafti në publik, Hovenier: E vendosin qeveritë në kombinim me Miroslav Lajçakun

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 10:51
Kur do të dalë drafti në publik, Hovenier: E vendosin qeveritë në kombinim me Miroslav Lajçakun

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier tha se koha kur do të dalë draft-statuti për Asociacionin në publik do të jetë e përshtatshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier shtoi se kjo kohë do të jetë e determinuar nga një kombinim i qeverive dhe Miroslav Lajçak.

“Ka kohë kur do të informohet publiku…Nuk duhet të ketë kërkimfalje për biseda diskrete dhe konfidenciale nga qeveria e Kosovës në një cështje shumë sensitive. Në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt që publiku do ta ketë draft-statutin, kjo kohë do të jetë e determinuar nga një kombinim i qeverive dhe Miroslav Lajçak”, tha ai.

Ndërkaq, ai tha se nuk ka asgjë sekrete këtu, “por negociata diplomatike, angazhime sensitive nga kmouniteti ndërkombëtar”.

(Kosova Sot Online)