Prishtinë: Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet një person, gjatë kontrollit i gjendet një armë AK-47

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 10:10
Prishtinë: Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet një person, gjatë kontrollit i gjendet një armë AK-47

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, viktima ka marrur tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)