Kurti për zgjedhjet në veri: Kush s’është i kënaqur me kryetarin e komunës mund të bëjnë një peticion për t’ia ndalë mandatin

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 11:08
Kurti  për zgjedhjet në veri: Kush s’është i kënaqur me kryetarin e komunës mund të bëjnë një peticion për t’ia ndalë mandatin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur edhe për marrëveshjen e Kosovës me BE-në për shtensionimin e situatës në veri, përfshirë zgjedhjet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se ka ofruar peticionin si zgjidhje për ndaljen e mandatit dhe se tash është në dorën e serbëve që të iniciojnë atë.

“Kemi ofruar një zgjidhje që është e ligjshme dhe që është se kushdo që s’është i kënaqur me kryetarin e komunës mund të bëjnë një peticion për t’ia ndalë mandatin. Shpresoj që njerëzit të mobilizohen e organizohen e të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme. Unë do të jem aty për të ndihmuar këtë proces”.

(Kosova Sot Online)