Trajkovic e godet Vuçiqin pas deklaratave për ambasadorin amerikan Hovenier

  • S.A /
  • 11 November 2023 - 12:17
Trajkovic e godet Vuçiqin pas deklaratave për ambasadorin amerikan Hovenier

Politikania serb, Rada Trajkovic, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pas deklaratës së këtij të fundit rreth ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, për parimet rreth Asociacionit, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajkovic ka thënë se deklarata e Vucic është një “deklaratë e papërshtatshme dhe e dobët”

Ajo tutje ka shkruar se ambasadori Hovenier e ka detyrën e tij më të vështirë në Ballkan dhe se arrij të ruajë objektivitetin dhe konstruktuvitetin në mes dy palëve “shpesh të paarsyeshme”.

Në fund, Trajkovic ka thënë se qytetarët e vlerësojnë punën e ambasadorit Hovenier.

(Kosova Sot Online )