Amerika gjithmonë në krah të Kosovës garanton dhe nuk mashtron, bëjeni Asociacionin

Amerika gjithmonë në krah të Kosovës garanton dhe nuk mashtron, bëjeni Asociacionin
Amerika gjithmonë në krah të Kosovës garanton dhe nuk mashtron, bëjeni Asociacionin

Rexhep Shahu

  • 11 November 2023 - 09:09

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

E vërteta lakuriqe, e vrazhdë por e vërtetë, është ajo që thotë ambasadori amerikan. Të gjithë të tjerët që nga kryeministri Kurti mbllaçitin gënjeshtra e hipokrizi dhe vonojnë Kosovën në rrugën e saj të integrimit. Askush nuk ka merita sa amerikanët për lirinë pavarësinë e sigurinë e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë sa amerikanët. Ata që luftojnë për pushtet nuk ka rezultuar se luftojnë për Kosovë.

-Propaganda banale hipokrite e jo meritorëve e trimave të facebookut është si metastazë kanceri. Liria e trimëria e munguar nuk kompensohet me trimëri në rrjete sociale e në facebook. Është thënë që në krye të herës se do të bëhet Asociacioni si një OJQ për serbët. Trimat e pas luftës e betejës e urtarët pas kuvendi kanë shpërthyer si gjirize dhe i japin mend politikës amerikane, fyejnë diplomatët amerikanë sepse janë njëjtë pa kujtesë dhe mendojnë se Amerika merr mend nga qeveria e militantët e Kosovës.

Amerika habitet me thashethemet banale të shqiptarëve gjitholog të gjithëdijshëm. Dinë veç fjalën asociacion por se çfarë edhe konkretisht shqiptarët shtinë fall e të gjithë shkruajnë hajmalia të gjithë bëjnë sikur dinë gjithçka dhe demonstrohet një arrogancë e mosmirënjohje vrasëse. Nuk e kanë hallin e Kosovës por të pushtetit. Asgjë nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë dot pa amerikanët por u shesim mend atyre. Trimat e facebookut që trimërojnë nga përtej ekraneve të celularëve nuk e dinë erën e barutit, nuk e dinë çfarë do të thotë të ikë Amerika e NATO prej Kosove. Të gjithë duhet ta dinë e pohojnë se pa amerikanët e NATO-n Policia e Kosovës shkrihet si kripa në ujë, ndaj çdo fyerje ndaj tyre është kriminale. Asociacioni duhet nënshkruar kokulur se nuk ka rrugë tjetër dhe çdo dërdëllitje është me lehë hënën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".