​Përkujtohen katërmbëdhjetë anëtarët e 'Forcave të Armatosura Britanike' që humbën jetën në Kosovë

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 13:44
​Përkujtohen katërmbëdhjetë anëtarët e 'Forcave të Armatosura Britanike' që humbën jetën në Kosovë

Në një cermoni të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, sot janë përkujtuar katërmbëdhjetë anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike (KFOR) që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ceremonia është mbajtur pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në qendër të Prishtinës, ku ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott tha se kujtimi për të rënët, është një ngjarje e veçantë për ambasadën.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se forcat britanike kanë dhënë një mund të madh për Kosovën gjatë luftës, e veçanërisht në fazën e çlirimit të Kosovës, paqes dhe sigurisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha për KosovaPress, se Mbretëria e Bashkuar ka qenë e fuqishme në përkrahjen e lirisë së Kosovës.

Ceremonia vazhdoi me lutjen e priftit anglez, në mbrojtje të të gjithë ushtarëve anembanë botës që qëndrojnë për paqen dhe lirinë dhe kthejini të gjithë të sigurt në shtëpi, me familjet e personelit ushtarak që kanë vdekur dhe kujdesuni për familjet e tyre tani dhe në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)