Kryeministri Kurti sot në Vjenë do të flas për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 08:40
Kryeministri Kurti sot në Vjenë do të flas për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Vjenë, përcjell “Kosova Sot Online”.

ZKM ka njoftuar se sot Kurti do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”.

Ky diskutim do të mbahet në orën 18:00.

Ndërsa, nesër Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.

(Kosova Sot Online)