Gërvalla: U kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 20:55
Gërvalla: U kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë

Në takimin e ministrave të BE-së me ata të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i kryesuar nga Josep Borrell, ishte pjesëmarrëse edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aty, Gërvalla tha se ka kërkuar nga kolegët e saj të reagojnë me shpejtësi dhe qartë ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës. Ne kemi nevojë që BE të rimendojmë dhe rivlerësojmë politikën e saj të sigurisë”, shkruan Gërvalla në X,

(Kosova Sot Online)