Donika Gërvalla në takimin e ministrave në Bruksel kërkoi qëndrim më të qartë nga BE për sulmin e Banjkës

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 12:00
Donika Gërvalla në takimin e ministrave në Bruksel kërkoi qëndrim më të qartë nga BE për sulmin e Banjkës

Kryediplomatja, Donika Gërvalla dje mori pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në fjalën e saj, Gërvalla theksoi “nevojën e reagimit dhe qëndrimit më të qartë të Bashkimit Europian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër Kosovës”.

Në prag të këtij takimi, Gërvalla po ashtu takoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të cilin e përbëjnë shtetet si Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia.

(Kosova Sot Online)