Jorn Rohde: Para anëtarësimit, vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë atë që është e nevojshme

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 13:35
 Jorn Rohde: Para anëtarësimit, vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë atë që është e nevojshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se takimi i rregullt në Bruksel ndërmjet ministrave të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian me gjashtë homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor janë thelbësore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se plani i rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara dhe se tani ju takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme.

“Shkëmbim i rregullt mes Ministrave të Jashtëm të BE-së@JosepBorrellF dhe homologët të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor janë thelbësore. Plani i Rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara. Tani, u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme”, ka shkruar ai në X.

(Kosova Sot Online)