KRU Prishtina sot shpërlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 10:32
KRU Prishtina sot shpërlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci

Kompania rajonale e Prishtinës “Prishtina” ka njoftuar se me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik sot do të bëj shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, përcjell “Kosova Sot Online”.

KRU “Prishtina” njofton se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit.

“Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së sotme 15 nëntor 2023, KRU ‘Prishtina’ do të bëj shpëlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

(Kosova Sot Online)