Prishtinë: Konfiskohen mbi 1 kilogram marihuanë, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike, përcjell "Kosova Sot Online".
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë.
“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 15.11.2023-18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)
