Macron shpreson se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje, s’ka shqetësim se mund të rifillojë konflikti

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 13:48
Macron shpreson se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje, s’ka shqetësim se mund të rifillojë konflikti

Gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron pati një takim me studentët e Universitetit të Lozanës.

Sipas medias “24heures” gjatë fjalimit të tij, Macron u pyet nga publiku për situatën aktuale në Ballkan.  …

Macron gjatë diskutimit, raportohet se ka diskutuar edhe për tensionet në Kosovë.

“Tensionet janë qetësuar paksa tani”, tha ai.

Ai shpreson se drejtuesit e dy vendeve Kosovës e Serbisë ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve.

Megjithatë Macron ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar për këto pjesë, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai.

(Kosova Sot Online)