
Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë-Durrës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje, Aliu ka theksuar tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.
“Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës. Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore”, ka shkruar Aliu.
(Kosova Sot Online)