Kurti: Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 13:41
Kurti: Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte

Në mbledhjen e fundit të qeverisë në Prishtinë, ushtria dhe buxheti i dedikuar për modernizimin e FSK-së kanë qenë në fokusin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke folur për arritjet në 2/3 e mandatit të tij qeverisës, Kurti tha se Kosova e ka ushtrinë më të fortë se kurrë më parë.

Tutje, Kurti ka treguar se kanë ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte.

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit. Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191%, gati trefishin”, deklaroi Kurti.

(Kosova Sot Online)