Mbrojtja e njërit të akuzuar kërkon nga PSRK-ja që ta hetojë ish-ministrin për deklarim të rrejshëm

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 17:00
Mbrojtja e njërit të akuzuar kërkon nga PSRK-ja që ta hetojë ish-ministrin për deklarim të rrejshëm

Mbrojtësi i të akuzuarit Eset Berisha, avokati Afrim Salihu ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), që të hetojë për deklarim të rrejshëm ish-ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, ngase si dëshmitar në rastin e 53 milionëshit sipas tij, nga provat që posedojnë del se para gjykatës ka bërë deklarim të rrejshëm.

Lidhur me këto pretendime avokati Salihu gjykatës i dorëzoi një sërë provash materiale që dëshmojë se dëshmitari Zharku ka bërë deklarim të rrejshëm., raporton “Betimi për Drejtësi” .

Paraprakisht mbrojtësi e të gjithë të akuzuarve një zëri kanë kundërshtuar provat e propozuara për administrim nga ana e PSRK-së pasi që sipas tyre, shpjegimet lidhur me to janë dhënë vetme për pjesë fajësuese të të akuzuarve duke mos përmendur dhe rrethanat shfajësuese.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Besim Tahiri, avokati Urim Vokshi propozoi që të dëgjohen në cilësi të dëshmitarëve eksperti financiar Agim Sheqiri dhe një përfaqësues nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publikë, propozim i cili u aprovua nga gjykata.

Ndërkaq, gjykata ka refuzuar propozimin e avokatit Salihu që në cilësi të dëshmitari të dëgjohet hetuesi policorë Aziz Salihu pasi që sipas gjykatës për çdo veprim të tij të ndërmarrë ka dorëzuar edhe raportet.

(Kosova Sot Online)