“Ekziston frika”, analiza e revistës gjermane: A është Kosova e kërcënuar me një skenar të Krimesë?

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 12:27
“Ekziston frika”, analiza e revistës gjermane: A është Kosova e kërcënuar me një skenar të Krimesë?

“A ekziston rreziku i një skenari të Krimesë”. Kjo është pyetja të cilën gazetarja Franziska Tschinderle e shtron në titullin e një analize të saj në median gjermane, Blätter, ku shkruan për tensionet në Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në një nivel të ulët të paprecedentë. Përshkallëzimi ndodh çdo muaj. Ajo që filloi me protestat kundër reformës së targave kulmoi me bojkotin e zgjedhjeve lokale nga pakica serbe. Në fund të majit pati edhe trazira në të cilat ushtarët e forcave mbrojtëse të NATO-s-KFOR u plagosën rëndë nga një turmë e militantëve serbë, shkruan Blätter.

“Ekziston një rrezik i madh”, paralajmëroi politologu Vedran Džihić disa muaj më parë, “se spiralja e përshkallëzimit në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë dhe do të përfundojë në një tjetër zgjim të vrazhdë për kontinentin”. Lajmi i keq është se spiralja ka vazhduar. Lajmi i mirë: zgjimi i vrazhdë ende mund të ndalet, shkruan Tschinderle. Ajo shton se sipas qeverisë, synimi i forcave serbe është aneksimi i veriut. Operacioni dështoi, por ajo shkruan se ekziston frika që diçka e ngjashme mund të ndodhë sërish. “A është Kosova e kërcënuar me një skenar të Krimesë? Dhe a ishte 24 shtatori një përpjekje e parë e provës për këtë?”, shkroi gazetarja Franziska Tschinderle në “X”, ku shpërndau linkun e analizës së saj mbi këtë.

(Kosova Sot Online )