Skandal në Mal të Zi: Oficerët e policisë kanë bërë orgji në stacion, publikohen edhe fotot

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 12:37
Skandal në Mal të Zi: Oficerët e policisë kanë bërë orgji në stacion, publikohen edhe fotot

Në ambientet e policisë në Kotorr më 30 korrik 2020, dy inspektorë policorë kanë organizuar orgji seksuale me dy gra, të cilat e kanë njoftuar policin Ljub Miloviq, i cili akuzohet se është në krye të klanit “Kavak”, për ngjarjen e nxehtë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Portali Borba tani më ka ardhur në posedim të fotove, të cilat janë pjesë e dosjes që Europol ka dorëzuar pranë autoriteteve kompetente për mesazhet e përgjuara.

Njëra nga dy femrat nga këto foto ishte në qendër të aferës një vit më parë kur i dënuari Gj.P. i cili është duke vuajtur dënimin në Spitalin Special të Psikiatrisë në Kotorr, ka publikuar një fotografi të tij në dhomën e spitalit me një femër të zhveshur dhe një tjetër pjesërisht të zhveshur, e cila është e veshur me uniformën e një punonjëseje shëndetësore. Në fotot e lartpërmendura shihet qartë se ka veprime të pahijshme në komisariat dhe e gjithë kjo shoqërohet me mesazhe që njëri nga inspektorët ia dërgon Ljubo Milloviqit.

(Kosova Sot Online )