Petritsch: Asociacioni i komunave serbe në Kosovë do t’i jepte Prishtinës më shumë kontroll

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 19:35
Petritsch: Asociacioni i komunave serbe në Kosovë do t’i jepte Prishtinës më shumë kontroll

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në një situatë gjeopolitike të ndryshuar nga lufta në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Kosova dhe Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare që është angazhuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada, duhet të rivlerësojnë realitetin për të lëvizur përpara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Petritsch thotë se nuk pret përparim të shpejtë në të ardhmen e afërt në procesin e negociatave, por thotë se asociacioni i komunave serbe në Kosovë do t’i jepte Prishtinës më shumë kontroll mbi tërë territorin e saj dhe pret që pas zgjedhjeve në Serbi, zoti Vuçiç do të duhet të bëjë të qartë orientimin e vendit të tij.

(Kosova Sot Online)