Bilanci i drejtimit të shtetit: 32 muaj të Qeverisë Kurti, çka u arrit e çka jo

  • S.A /
  • 24 November 2023 - 12:30
Bilanci i drejtimit të shtetit: 32 muaj të Qeverisë Kurti, çka u arrit e çka jo

Rritjen e buxhetit dhe shtimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, subvencionimin e qytetarëve me masa të ndryshme, arsimin publik falas e ndalimin e korrupsionit, Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, po i konsideron si të arritura të qeverisë gjatë më shumë se 2 vjet e gjysmë të qeverisjes më vendin. Opozita dhe shoqëria civile ndërkaq thonë se nuk ka ndonjë projekt madhor të realizuar gjatë kësaj periudhe. Qytetarët me mendime të ndryshme, transmeton "Kosova Sot Online".

“Bëhen 32 muaj që nga marrja e mandatit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kurti, Por çfarë u arrit e çfarë jo gjatë kësaj periudhe”.

Qytetarët me mendime të ndryshme për punën e deritashme të qeverisë.

“Deri tash në projektet kapitale s’besoj që ka pasë ndoshta më ka ikë ndonjë gjë por premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës deri më tash ndoshta ka realizu 10 %! S’jemi të kënaqur…”.

“Po ka pas zhvillim edhe do të ketë papë po jam të kënaqur”.

“Nuk jam bash i kënaqur, diçka ka pasë por shumë pak, sa kemi pritë jo,. Diçka madhore jo e këso cikërrimesh ka pasë gjithmonë”.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, vlerëson se që nga marrja e mandatit e deri më tani, janë shënuar disa të arritura duke veçuar rritjen e buxhetit dhe shtimin e kapaciteve në sektorin e sigurisë, subvencionimin e qytetarëve me masa të ndryshme, arsimin publik falas, ndalimin e korrupsionit etj.

“Rritja njëqind për qind e buxhetit në sektorin e sigurisë dhe në vecanti në FSK, pra numri I dyfishuar I ushtarëve tanë, blerja e armatimit shtimit I kapaiceteve, pastaj projekete të ndryshme brenda Policisë, AKI-së, përbëjnë një lajm shumë të madh shakku i problemeve në aspëktin global, luftën në ukrainë e konfliktin në lindje, na tregojnë se Kosova duhet urgjentisht t’i shtojë masat e sigruisë për ta mbrojtur vendin….qevëria jonë social demokrate e cila përmes subvencionimit të qyteterëve në formë të drejtpërdrejt në mjete shtepiake kanë lehtësuar jetën. Kryministri Kurti për herë të parë ka bërë nivelizmin e pagave edhe pse ne s’kemi premtuar gjatë fushatës në asnjë moment rritje të pagave, pra për herë të parë bhët Ligji i pagave dhe për çdo vit pagat në Kosovë rriten varësisht prej rritjes ekonomike….në fushën e arsimit shkollimi është falas…po ashtu subvenciomii studentëve që studiojnë jashtë nga minsitria e arsimit është arritje e madhe.. në thelb mirëqeverisja dhe e ndalimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është temë në vete dhe përbën lajm të mirë….kjo qeveri si ka ato skandale ka gënjeshtra shpifje e mashtrime por skandale të natyres korruptive s’ka”, tha Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje.

Por, për opozitën, qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti, deri më tani nuk ka realizuar asnjë projekt madhor.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, qeverinë aktuale e quan qeveri të lëmoshës.

“Nuk bëhet fjalë për projekte madhore prej kësaj qeverie…për projekte të reja s’ka ide as haber për 32 muaj kjo qeveri quhet qeveria e vitrave dhe e ndihmave për me i ndihmu qytetarët me menaxhu me lehtë sepse s’bëhet fjalë për zhvillim ekonomik investim në industri energji .. kjo është qeveria që ka referu gazin amerikan…me një fjalë është qeveri e paaftësisë”, tha ajo.

Se nuk ka pasur projekte kapitale dhe ndonjë të arritur madhore përgjatë 32 muajve të kësaj qeverie, e thonë edhe në organizatën, Iniciativa për Progres, INPO.

“Sa i përket të arriturave të qeverisë konkretisht nuk është që kemi ndonjë hovë të madh të punëve që janë zhvilluar…kemi një ngecje të punëve këtu ka mujt të ndikoj inflacioni qoftë periudha covid, apo lufta në Ukrainë…pra nuk kemi ndonjë projekt të madh le të themi projekt strategjik që do të vlerësonte këtë qeveri, kemi qeverinë e cila në shumicën e mbjedhjeve të saj mburret se si janë rritur shtesat janë mbeshtetur lehonitë por nuk kemi investime kapitale kemi një ndërprerje të punëve…”, tha Valmir Ilazi, hulumtues në INPO.

Kritikave për mosrealisim të projekteve kapitale iu përgjigjet deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.

“Ka edhe gati dy vite qeverisje edhe kryeministri Kurti investimet kapitale sidomos rruga Prizren-Tetove, rruga e trenit Gjakove Durrës si dhe projekte tjera të nivelit nacional do të fillojnë të realizohen gjatë këtij mandati e për të vazhduar edhe me besimin e qytetarëve edhe për një mandat tjetër”, tha Rexhaj.

Dy ditë më parë kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë numëroi të arriturat e qeverisë së tij, teksa ministrave iu tha se koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet.

(Kosova Sot Online )