Hovenier Ditën e Falënderimeve e feston me ushtarë amerikanë në Bondsteel dhe me mysafirë kosovarë

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 15:17
Hovenier Ditën e Falënderimeve e feston me ushtarë amerikanë në Bondsteel dhe me mysafirë kosovarë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Ditën e Falënderimeve sot e ka kaluar me ushtarë amerikanë në kampin Bondsteel dhe atë Camp Nothing Hill, si dhe më mysafirë të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka falënderuar edhe për marrëdhënien e forte dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së.

“I nderuar të kaloj Ditën e Falënderimeve në Camp Bondsteel dhe Camp Nothing Hill me anëtarët e shërbimit amerikan që shërbejnë jashtë shtetit dhe larg familjeve të tyre dhe me mysafirë kosovarë. Falënderime për ushtarët tanë dhe të gjithë nëpunësit tanë publikë, si dhe për marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së. Gëzuar Ditën e Falënderimeve!”, ka shkruar Hovenier në X.

(Kosova Sot Online)