Abdixhiku: Merreni me mend një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 15:23
Abdixhiku: Merreni me mend një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën

Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Bazë,  ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kreu i LDK-së tha se Gjykata shpërfaqi jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie por dhe tendencat e tyre që me vetëdije të shkelin Kushtetutën.

“Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj. Çfarë mend kanë, do të ankohen – sikurse deri më tani – se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre”, tha ai.

(Kosova Sot Online)