NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkan Perëndimor, për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 15:37
NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkan Perëndimor, për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon

Faqja zyrtare e NATO-s ka publikuar një video përmbledhëse të turneut ballkanik të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku vizitoi edhe Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

 Në postimin e NATO-s thuhet se vizita e  Stoltenberg është bërë për të treguar përkushtimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar përkushtimin e NATO-s për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos.

(Kosova Sot Online)