Nesër zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në Podujevë, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 14:25
Nesër zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në Podujevë, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

Nesër në Podujevë do të bëhet zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Sheshin e Qytetit në Podujevë, nesër në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Ftohen të gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)