Stuart Peach takon në Beograd komandantin e ushtrisë serbe, në fokus Kosova

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 16:51
Stuart Peach takon në Beograd komandantin e ushtrisë serbe, në fokus Kosova

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka vijuar me vizita derisa po qëndron në Beograd, tarnmeton “Kosova Sot Online”.

Këtë të shtunë ai ka zhvilluar takim me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave serbe, Milan Mojsiloviq. Sipas një njoftimi, ata kanë shkëmbyer opinione mbi situatën aktuale rajonale dhe botërore, derisa fokusi ka qenë tek marrëdhënia me Kosovën.

“KFOR-in e njohim si garantuesin e vetëm të sigurisë dhe popullatës serbe, si dhe trashëgimisë tonë kombëtare, kulturor, historike dhe fetare”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)