Zhduket një e mitur në Gjakovë, babai i saj thotë se u nis në shkollë dhe nuk u kthye më

  • E.K /
  • 28 November 2023 - 09:01
 Zhduket një e mitur në Gjakovë, babai i saj thotë se u nis në shkollë dhe nuk u kthye më

Një e mitur është zhdukur në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas babait të saj, ajo ishte nisur për në shkollë por nuk është kthyer më.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Fehmi Agani, Gjakovë / 27.11.2023 – 12:20. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)