Rrahmani garanton: Kjo çështje nuk vjen më në Kuvend

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 22:00
Rrahmani garanton: Kjo çështje nuk vjen më në Kuvend

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendsoje, tha se në këtë legjislaturë Projekt- Kodi Civil nuk do të vijë në Kuvendin e Kosovës, sepse tha se nuk janë votat e nevojshme që të kalojë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij ka shumë çështje të tjera që duhet çuar përpara, më vend të Projekt- Kodit Civil.

“Lëvizja Vetëvendosje Kodin Civil nuk e ka votu legjislaturën e kaluar. Në kohën e qeverisjes Hoti nuk është votu prej Lëvizjes Vetëvendosje. Janë këta njerëz që nuk e kemi mbështet Kodin Civil. Mendoj që kemi shumë çështje të tjera që duhet me u diskutu dhe me ecë, kjo çështje nuk vjen më në këtë legjilaturë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse s’ka vota e mbështetje”, tha Rrahmani në Pressing.

“Nuk ka vota, s;ka qysh me ardhë në Kuvend”, tha ai për kalimin e Projekt-Kodit Civil.

(Kosova Sot Online)