Vritet një grua në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 22:48
Vritet një grua në këtë vend të Kosovës

Raportohet se vrasja e një gruaje ka ndodhur sonte në Bërnicë të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Dalip Alshiqi”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur sonte rreth orës 20:20, teksa viktima është gjetur në një veturë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin policia e prokuroria kanë nisur hetimet.

“Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, theksoi policia.

Policia dha edhe informata të tjera që lidhen me këtë rast.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë  një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”, tha policia.

(Kosova Sot Online)