Zbardhen detaje: Ja si u vra gruaja që humbi jetën në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 23:00
Zbardhen detaje: Ja si u vra gruaja që humbi jetën në Prishtinë

Gruaja që u vra sonte nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, është L.M., e lindur në vitin 1990, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vrasja e gruas në moshë të re ka ndodhur sonte rreth orës 20:20, teksa viktima është gjetur në një veturë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin policia e prokuroria kanë nisur hetimet.

Media  ka mësuar disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin tragjik që iu ndodhi.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën me veturë disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Sipas raportimit, këto janë vetëm disa nga detajet që Museli i ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

(Kosova Sot Online)