Grabitja e armatosur ku mbeti e vrarë një grua në Prishtinë, policia tregon detaje të reja

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 09:02
Grabitja e armatosur ku mbeti e vrarë një grua në Prishtinë, policia tregon detaje të reja

Një person i panjohur i armatosur ka ndaluar një veturë dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë, dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri gruan e cila ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se në veturë ishin edhe bashkëshorti dhe dy fëmijët e tyre.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES

Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë 29.11.2023 – 020:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)