Jashari ka dyshime për vrasjen e gruas në Prishtinë: Akti më shumë lidhet me vrasje të planifikuar

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 18:29
Jashari ka dyshime për vrasjen e gruas në Prishtinë: Akti më shumë lidhet me vrasje të planifikuar

Avokati Arber Jashari thekson se vrasja e gruas mbrëmë në Prishtinë, Liridona Murseli, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar sesa të grabitjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, grabitësit nuk grabisin vetura e telefona, por cak i tyre janë bankat, veturat që bartin para etj.

Ai ka uruar që ky rast të zbardhet shpejtë.

“Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka  të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua”, shkruan avokati Jashari.

Reagimi i tij i plotë:

Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje?

Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim(marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.

Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka  të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit.

Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë.

(Kosova Sot Online)