E dërgoi gruan për lindje në në QKUK, burri raporton në Polici pasi kuptoi se foshnja ka vdekur

  • E.K /
  • 01 December 2023 - 09:22
E dërgoi gruan për lindje në në QKUK, burri raporton në Polici pasi kuptoi se foshnja ka vdekur

Një burrë ka raportuar në Polici se pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë në QKUK, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia janë duke e hetuar rastin.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR – QKUK, 30.11.2023-14:30.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)