Liburn Aliu e rikonfirmon atë që e tha mbrëmë:Kosova projekt i përkohshëm deri në bashkimin kombëtar

  • S.A /
  • 01 December 2023 - 12:24
Liburn Aliu e rikonfirmon atë që e tha mbrëmë:Kosova projekt i përkohshëm deri në bashkimin kombëtar

Ministri i Infrastrukturës dhe një prej njerëzve më të rëndësishëm në Vetëvendosjen e Albin Kurtit, Liburn Aliu, në një intervistë, teksa ka folur për kombin kosovar, ka thënë se e sheh “Kosovën si projekt të përkohshëm”, transmeton "Kosova Sot Online".

Një deklaratë e tij si zyrtar i partisë në pushtet ka nxitur reagime të shumta. Kurti është munduar t’i shmanget përgjigjes kur është pyetur, duke cituar zëdhënësin e Qeverisë se “Aliu e ka thënë në një emision festiv”.

Por pavarësisht kësaj, Aliu në një prononcim të sotëm  i ka rikonfirmuar edhe një herë ato që ka thënë në T7.

Aliu ka thënë se e sheh Kosovën si projekt të përkohshëm deri në bashkim me Shqipërinë

Top zyrtari i VV-së ka deklaraur se sqarimet tjera do t’i bëjë kur të kthehet në Kosovë.

“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, ka thënë Aliu.

(Kosova Sot Online )