Abdixhiku te familja Rugova me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit, veçon ëmbëlsirën e preferuar të themeluesit të LDK-së

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 15:04
Abdixhiku te familja Rugova me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit, veçon ëmbëlsirën e preferuar të themeluesit të LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me familjen e tij e zyrtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se zonja e shtëpisë Fana Rugova iu kishte përgatitur ëmbëlsirën “Tiramisu”, atë që e kishte pasur të preferuar edhe ish-presidenti Rugova.

Postimi i plotë:

Për të na pritur sa më ngrohtë, si një zonjë shtëpie e vërtetë, Fana Rugova kishte përgatitur edhe këtë vit ëmbëlsirën e saj Tiramisu. Atë të preferuarën e Presidentit. Atë që e kishin shijuar për herë të parë në Romë.

Këtë ëmbëlsirë ajo merr mundin ta bëj çdo 2 dhjetor, në ditën e lindjes së Presidentit Rugova. Këtë ëmbëlsirë e kishte bërë edhe këtë herë.

Sot, me Albinën, Erën e Rozin, vizituam familjen Rugova. U pritëm nga zonja Fana, Uka, Mendimi e Teuta. Rikujtuam jetën e shqiptarit më të madh; atit themeltar të Republikës e prijësit historik të lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, i cili lindi 79 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944.

Këtë herë, vizita jonë ishte edhe më e veçantë, sepse u shoqëruam nga klasa e parë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike. Ata nga afër panë vet historinë. Atë që bëri lirinë, shtetësinë e vet demokracinë.

Kjo histori na qëndron sot jo vetëm si rikujtim i madhështisë, por edhe si detyrim i rrugëtimit tonë përpara.

Presidenti ka vetëm ditëlindje!

Prandaj gjithë rugovistëve, urime kjo datë e ditë!

(Kosova Sot Online)