Miftaraj: Nuk mjaftojnë lotët e krokodilit sa herë që ndodh një vrasje e një gruaje

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 16:21
 Miftaraj: Nuk mjaftojnë lotët e krokodilit sa herë që ndodh një vrasje e një gruaje

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademit, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, përcjell “Kosova Sot Online”.

Miftaraj në reagimin e tij ka thënë se “nuk mjaftojnë lotët e krokodilit sa herë që ndodh një vrasje e një gruaje”.

Tutje, Miftaraj ka shkruar se fatkeqësisht reagimet në masë kur ndodhin vrasje të grave zgjasin dy deri tre ditë, pastaj kalojnë në harresë deri në rastin e radhës.

Miftarj shtoi se kërkesa për transparencë dhe llogaridhënie në këto raste nuk duhet të ketë kompromis.

(Kosova Sot Online)