Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt e 14 vjeçares në Shkup: Nuk mjafton vetëm arrestimi, butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 11:01
Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt e 14 vjeçares në Shkup: Nuk mjafton vetëm arrestimi, butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe kidnapimin dhe më pas vrasjen e 14 vjeçares në Shkup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj” dhe “kidnapimi i 14 vjeçares” në Shkup kanë rënduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve.

Kurti tha se porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridona Ademajt janë kapur e vënë prapa grilave, por thotë se vetëm arrestimi nuk mjafton.

Tutje, Kurti ka thënë se sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Po ashtu, Kurti tha se butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14 vjecare ne Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)