'Zhgënjimet më të mëdha pas Luftës së Ftohtë në Evropë janë dështimi i shteteve të Ballkanit për të arritur paqen me njëra-tjetrën'

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 19:05
'Zhgënjimet më të mëdha pas Luftës së Ftohtë në Evropë janë dështimi i shteteve të Ballkanit për të arritur paqen me njëra-tjetrën'

Ish Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Evropën dhe Politikën ndaj NATO-s, Jim Townsend vlerëson se një nga zhgënjimet më të mëdha të zhvillimeve të pas Luftës së Ftohtë në Evropë janë dështimi i shteteve të Ballkanit për të arritur paqen me njëra-tjetrën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Townsend, i cili ka luajtur një rol kritik për zgjerimin e NATO-s dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me demokracitë e reja që dolën pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik, thotë se tridhjetë vjet pas “paralajmërimit të Krishtlindjes” që Presidenti Bush i bëri Serbisë për Kosovën, gjasat për shpërthimin e luftës janë të vogla, por Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe NATO-ja, duhet të vazhdojnë të përqendrohen në problemet në Ballkan dhe të sigurohen që ato nuk do të lihen jashtë vëmendjes.

(Kosova Sot Online)