Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin që kam bërë unë për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 08:52
Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin që kam bërë unë për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se Kosova do duhet t’ia imponojnë Serbisë njohjen e Kosovës.

Tutje, Rama tha se nëse Kosova do të pranonte propozimin e tij për Asociacionit, do kishin dalë në një rezultat edhe më të mire.

“Nuk kam pasur iluzione për asnjë, nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar, të kthehesha pas ,do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia, kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm të mundin Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës.

“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionit, e kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh kreu i qeverisë.

(Kosova Sot Online)