Protesta e NjSI-së, asamblisti i VV-së në Prizren: Lëreni hajgaret, hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 15:31
Protesta e NjSI-së, asamblisti i VV-së në Prizren: Lëreni hajgaret, hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

Njësitet më elitare të Policisë së Kosovës dhe Sindikata e Policisë, kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me pakënaqësitë e tyre, përcjell "Kosova Sot Online".

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Selman Sokolaj ka shkruar se disa protestues pa maska e të cilët janë nga Prizreni, i njeh e siç u shpreh ai janë militantë të PDK-së.

“Kosova ka votu masivisht Vetëvendosje dhe koalicionin e saj për të mos u shantazhuar Qeveria. Disa nga Prizreni, pa maska i njohim si militantët e PDK-së, kështu që lëreni hajgaret, hiqni uniformat, edhe kartelat e PDK-së që i keni në formën e atyre të pasluftës me shqiponjë dhe dilni hapur krahë për krahë me Rashit Qalajn”, ka shkruar Sokolaj.

(Kosova Sot Online)