Policia tregon detaje për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 08:31
Policia tregon detaje për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi sot në mëngjes në autostradën Ibrahim Rugova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se janë përfshirë 14 vetura dhe s pasojë e këtij aksidenti raportohet se ka persona të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë të ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe për persona të lënduar.”

Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshte bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”.

(Kosova Sot Online)