Qeveria themelon një mekanizëm për t’i monitoruar lëvizjet të migrimit pas liberalizimit të vizave

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 11:44
Qeveria themelon një mekanizëm për t’i monitoruar lëvizjet  të migrimit pas liberalizimit të vizave

Qeveria e ka miratuar një vendim për themelimin e Mekanizmit e Parlajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendeve të Migrimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky mekanizëm ka për qëllim që t’i monitorojë lëvizjet e migrimit pas liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)