Faton Peci: Vullneti i qytetarëve të veriut për të përqafuar autoritetet e Kosovës ka me qenë në një trend të rritjes

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 08:15
Faton Peci: Vullneti i qytetarëve të veriut për të përqafuar autoritetet e Kosovës ka me qenë në një trend të rritjes

Ministri i MBPZHR-së, Faton Peci, ka thënë se veriu është ambient më i sigurt në krahasim me të kaluaren, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Secilën ditë vullneti i qytetarëve të veriut për të përqafuar autoritetet e Kosovës por njëkohësisht për të shfrytëzuar benefitet që shoqëria jonë i ofron ka me qenë në një trend të rritjes dhe shtrirja e sovranitetit është në interes të përgjithshëm shoqëror”, ka thënë ministri Peci.

“Të kaluarën nuk ka pasur prezencë policore në shumicën e pjesëve, pjesa e shtrirjes së internetit, është luftu krimi e korrupsioni, kontrabana, arrestimi i protagonistëve që kanë ushtruar dhunë edhe ndaj qytetarëve që kanë pranuar realitetin e Kosovës”, ka thënë tutje ministri Peci.

(Kosova Sot Online)