"Turp", Deputetja e PDK-së: Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Kosovës që janë të burgosur në Hagë

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 13:06

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj fjalimit vjetor në Kuvendin e Kosovës të presidentes, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu- Soshi e ka kritikuar Osmanin se pse s’ka përmendur krerët e UÇK-së që janë të burgosur në Hagë.

Këtë veprim të presidentes, ajo e ka quajtur “turp”.

“Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Republikë së Kosovës që janë të burgosur në Hagë!!!TURP!”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)