Kurti takohet me ambasadorin francez Guerot, flasin për aktualitetin në Kosovë

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 14:38
 Kurti takohet me ambasadorin francez Guerot, flasin për aktualitetin në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kumtesa për media thekson se ata folën rreth nismave dhe bashkëpunimeve të mundshme në fushën e arsimit e teknologjisë së informacionit bazuar në përvojat e shtetit francez, si dhe për mundësitë që ofron Kosova dhe planet në zbatim të Qeverisë në sektorin e energjisë, përkatësisht në atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Gjatë bisedës, u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

(Kosova Sot Online)