Ja kur ju kthen KQZ përgjigje kryesuesve të kuvendeve komunal

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 13:56
Ja kur ju kthen KQZ përgjigje kryesuesve të kuvendeve komunal

Kryesuesve të kuvendeve komunale në Mitrovivcë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, KQZ do t’i kthejë përgjigje të hënën, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjatë ditës së hënë do t’i përcjellim përgjigjet zyrtare lidhur me dy pyetjet që kanë parashtruar në adresë të KQZ-së të tre kryesuesit e kuvendeve komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Sigurisht se përmbajtjen e përgjigjes do ta bëjmë publike”, ka thënë Elezi.

Të mërkurën, para mediave Elezi tha se kryesuesit kanë kërkuar nga KQZ që të ofrojnë informata zyrtare për anëtarët e grupit iniciues se a janë votues të komunave përkatëse dhe informata për numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna që të mund të llogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar në adresën zyrtare tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Përmbajtja e këtyre tri kërkesave është e njëjtë. Së pari, të tre Kryesuesit e Kuvendeve Komunale kanë kërkuar nga KQZ, që t’i ofrojmë informatat zyrtare për anëtarët e grupit inicues se a janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, të njëjtit kanë kërkuar që t’i ofrojmë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%.”, tha ai.

Mirëpo, një kërkesë të tillë nuk e ka bërë komuna e Zveçanit, pasi kryesuesja e kuvendit komunal atje e ka refuzuar kërkesën për peticion.

Në përgjigjen e Kelmendit për grupin nismëtar, të cilën e ka parë Express, thuhet se kërkesa refuzohet “për faktin se kjo kërkesë bie në kundërshtim me dispozitat e nenit 4, paragrafi 3, e në veçanti paragrafi 2 i nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2023 për Iniciativën e Qytetarëve për Largimin e Kryetarit të Komunës nga Funksioni”.

(Kosova Sot Online)