Grabitje e armatosur në një këmbimore në Prishtinë

  • S.A /
  • 18 December 2023 - 12:19
Grabitje e armatosur në një këmbimore në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rrreth orës 10:00 në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha medies se dyshohet se është grabitur një shumë parash, ndërsa Policia më pas ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, Ahmeti tha se “po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”

(Kosova Sot Online )